Bastoni: Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë

Futboll

Bastoni: Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:59
Bastoni: Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë

Futbollisti i Interit, Alessandro Bastoni ka folur para ndeshjes që Italia e zhvillon sonte kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se italianët e meritojnë të shkojnë në Kupën e Botës.

“Do të dalim në fushë për një ndeshje dhe të ardhmen tonë.

Të shtrëngojmë dhëmbët e të luftojmë së bashku. E meritojmë të vazhdojmë përpara, e meritojmë të shkojmë në Kupën e Botës”, ka thënë 22-vjeçari.

Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut zhvillohet sonte (e enjte) nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat