Hakimi kërkon largimin, nuk flet as me Messin, as me Neymarin

Futboll

Hakimi kërkon largimin, nuk flet as me Messin, as me Neymarin

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:12
Hakimi kërkon largimin, nuk flet as me Messin, as me Neymarin

Achraf Hakimi nuk është i lumtur në Paris dhe tashmë po kërkon të largohet nga klubi më pak se një vit nga nënshkrimi me PSG-në. Mbrojtësi i krahut (23 vjeç) firmosi kontratë pesëvjeçare në kryeqytetin francez, pasi Interi e shiti për 60 milionë euro.

Por Hakimi nuk ka arritur të përsërisë formën e sezonit të kaluar, gjatë të cilit shënoi shtatë gola dhe dha 11 asistime, për këtë arsye është kritikuar për performancën larg pritshmërive në 32 ndeshje ku është aktivizuar.

Dhe duke folur për emisionin “After Foot” në medien franceze RMC, gazetari Daniel Riolo ka pohuar se futbollisti maroken është i lodhur nga jeta në “Parc des Princes” dhe nuk ndërvepron me asnjë nga “yjet” amerikano-jugorë të PSG-së, përfshirë Lionel Messin dhe Neymarin.

“Hakimi po çmendet, amerikano-jugorët nuk i flasin më. Ai tashmë dëshiron të largohet nga Parisi, është i ngopur. Në këtë skuadër kualitetet e tij nuk kanë shpërthyer kurrë.

E kam kritikuar Hakimin për formën e tij të luhatshme, por duhet thënë se në këtë skuadër ai e ka të vështirë të tregojë cilësitë e tij. Ai është i zemëruar dhe kjo është normale, nuk mund të durojë më.

Sipas RMC Sport, PSG është ndarë në dy kampe: një që përfshin të gjithë “yjet” e Amerikës së Jugut dhe një tjetër duke përfshirë ata që flasin frëngjisht. Tensioni mes dy “klaneve” arriti kulmin pas humbjes ndaj Monacos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat