Kane bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kombëtaren e Anglisë

Futboll

Kane bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kombëtaren e Anglisë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:38
Harry Kane

Harry Kane barazoi rekordin e legjendës Bobby Charlton, si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të kombëtares angleze.

Ylli i Tottenham, Kane, pas golit që shënoi nga pika e bardhë, në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Zvicrës, u bë golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares.

Në minutën e 78` të ndeshjes, Kane shënoi golin e 49, me kombëtaren e Anglisë.

Listën e golashënuesit e kryeson Wayne Rooney, i cili ka gjithsej 53 gola me kombëtaren.

Kur sulmuesi i Tottenham, u pyet se a e mendon ta thyej rekordin e Rooney, si golashënuesi më i mirë i Anglisë, ai u përgjigj:

“Do të doja ta thyeja atë rekord. Shpresojmë që me lojërat që kemi këtë vit, kjo do të jetë e mundur”, ishin fjalët e Kane.

Kane në gjithsej 68 ndeshje me kombëtaren angleze, ka shënuar 49 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat