Bardhi ka shënuar edhe më parë ndaj Portugalisë

Futboll

Bardhi ka shënuar edhe më parë ndaj Portugalisë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:43
Bardhi ka shënuar edhe më parë ndaj Portugalisë

Janë 8 futbollistë nga skuadra aktuale e seniorëve të Maqedonisë, të cilët kanë zhvilluar një përballje me këtë gjeneratë të futbollistëve të Portugalisë.

Në Kampionatin Evropian për të rinj 2017 në Gdinje, Maqedonia pësoi disftaë 2-4 nga Portugalia.

Në atë ndeshjen, Maqedonia e drejtuar nga Blagoja Milevski në formacionin e parë kishte Enis Bardhin, David Babunskin, Boban Nikollovin, Elif Elmasin, Damjan Shishkovskin dhe Visar Musliu, ndërsa në stol ishin Darko Velkovski dhe Tihomir Kostadinov. Në këtë ndeshje të gjithë në Gdinje, por edhe të gjithë në medit botërore kishin mundësi të shijojnë një magji të vërtetë nga Enis Bardhi.

Ndërkohë te kombëtarja e Portugalisë sot janë te seniorët katër lojtarë: Kansello, Lota, Guedes dhe Renato Sançez, të cilët megjithatë për shkak të kartonëve të verdhë nuk do të jenë në skuadër për duelin në “Dragao”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat