Xhaka: Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër

Futboll

Xhaka: Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:43
Xhaka: Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër

Kosova barazoi 1:1 në takimin miqësor ndaj Zvicrës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Cyrih.

Lidhur me zëvendësimin, Granit Xhaka tha: "Nuk ka gjasa. E veçante për mua, 100 ndeshje me Zivcrën por ende më e veçantë me Kosovën, me vendin tim. E kam një karakter që dua te jem në fushë.

Dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Një ekip shumë i mirë, me indvidualë shumë të mirë, po forcohet.

Nuk mendoj se vetëm për ne ka qenë një lojë me emocione, por edhe për Kosovë. Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër por luajnë për Kosovë. Edhe Kosova ka një kombëtare shumë të bukur, edhe Shqipëria edhe Kosova. Na kemi luajtur për Zvicër edhe kurrë nuk kemi mundur ta ndërrojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat