Raportohet për arritjen e marrëveshjes mes Mbappes dhe Realit, zbulohen detajet

Futboll

Raportohet për arritjen e marrëveshjes mes Mbappes dhe Realit, zbulohen detajet

Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:32
Kylian Mbappe

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ka raportuar për arritjen e marrëveshjes verbale mes Kylian Mbappes dhe Real Madridit.

Sipas italianit, sulmuesi 23-vjeçar do të firmosë kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”.

Mbappe te klubi nga kryeqyteti spanjoll do të fitojë 50 milionë euro në vit.

Ai gjithashtu do të marrë edhe 100 milionë euro si bonus nënshkrimi.

Sulmuesi francez te Real Madridi pritet të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat