Shqiptari rrezikon të humbasë ndeshjen kundës Barcelonës

Futboll

Shqiptari rrezikon të humbasë ndeshjen kundës Barcelonës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:49
Shqiptari rrezikon të humbasë ndeshjen kundës Barcelonës

Ivan Balliu mund të humbasë ndeshjen e së dielës së ardhshme të Rayo Vallecanos kundër Barcelonës, pas goditjes ndaj Duartes në takimin kundër Alaves, ku shqiptari doli nga fusha e lojës me karton të kuq.

Martinez Munuera shënoi në procesverbalin e arbitrazhit se: (Në minutën e 88-të lojtari (20) Balliu Ivan u përjashtua për arsyen e mëposhtme: Shkelja në kyçin e këmbës së kundërshtarit kur topi nuk ishte në lojë.)

Dënimi për lojtarin e kombëtares shqiptare pritet të jepet nga disiplina e La Ligës dhe mbrojtësi mund të humbasë të paktën dy takimet e radhës në kampionat, të enjten kundër Espanyolit dhe të dielën kundër Barcelonës.

Siç e bën të qartë Kodi Disiplinor i RFEF-së në nenin 114 të tij në lidhje me përjashtimin direkt, “Në ato raste kur përjashtimi nga fusha e lojës është për shkak të situatave në të cilat futbollisti nuk do të kishte pasur mundësi të gjuante topin, pezullimi do të jetë të paktën dy ndeshje”. Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë shkruhet për Balliun në procesverbalin e arbitrit.

E njëjta gjë thuhet në nenin 123 për dhunën në lojë kur ky veprim “ndodh jashtë lojës ose kur loja ndalet, do të sanksionohet me pezullim nga dy deri në tre ndeshje, pa cënuar dispozitat e nenit 98 të këtij ligji.”

Neni 98, dhe ky do të ishte skenari më i keq, do të nënkuptonte që goditja e tij do të konsiderohej si agresion.

Në këtë rast “Sulmimi i një tjetri, pa shkaktuar lëndim, duke peshuar si faktor përcaktues elementin keqdashës, i domosdoshëm në këtë kundërvajtje, me veprimin që zhvillohet kur loja ndalet, do të sanksionohet me pezullim deri në katër ndeshje”. Kjo do të nënkuptonte që lojtari i Rayos nuk do të luante katër ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat