Armando Sadiku ka shpërthyer me Las Palmasin në këto ndeshje të fundit.
Sulmuesi mund të marrë sërish vëmendjen e trajnerit Reja, kur jemi para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë Andi Lila i ka bërë thirrje trajnerit të Shqipërisë se një ftesë e tillë do të ishte e duhura.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku pyetet nëse Sadiku i duhet sërish Shqipërisë, Andi Lila shkruan: “Padiskutim që po”.
Mbetet që të shihet nëse Reja do t’i jap një shans të dytë këtij sulmuesi.