Presidenti i Empolit tregon zhvillimin e mesfushorit shqiptar

Futboll

Presidenti i Empolit tregon zhvillimin e mesfushorit shqiptar

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:30
Presidenti i Empolit tregon zhvillimin e mesfushorit shqiptar

Presidenti i Empolit ka folur për talentin shqiptar, Kristjan Asllanin, pas ndeshjes së zhvilluar kundër Napolit.

Korsi është shprehur për mikrofonin e “DAZN” se tashmë mesfushori 19-vjeçar po tregon veten e tij edhe kundër kampionëve, ndërsa sa i përket bisedës së zhvilluar me drejtorin sportiv të Napolit, ka zbuluar se nuk është prekur tema për çminin e kartonit të Asllanit.

“Empoli është skuadra që bën më shumë italianë të luajnë, lojtarët më të rinj.

Vitin dhe Asllanin e keni parë, tashmë e mbajnë veten lart kundër kampionëve. Ne jemi një realitet i virtytshëm, është bërë që në fëmijëri. Xhuntoli?

Nuk na pyeti çmimin e Asllanit, sigurisht që është bashkëbisedues, por do të flasim me dikë kur të arrihet rezultati. Dikush përpiqet të parashikojë kohët, vetëm këtë mund t’ju them”, është shprehur Fabricio Korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat