Pa gola në Prishtinë, Gjilani në epërsi 

Futboll

Pa gola në Prishtinë, Gjilani në epërsi 

Nga: K.G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:48
Pa gola në Prishtinë, Gjilani në epërsi 

Prishtina - Dukagjini po ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Dy skuadra që po luftojnë të ikin nga zona e barazhit, në 45 minutat e parë nuk shënuan gola, 0:0.

Ballafaqimi tjetër po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, mes Ulpianës e Gjilanit. 

Gjilani është në epërsi me 2:0 me golin që ka shënuar Gerhard Progni në minutën e 36-të  44-të.

Ndeshjet po zhvillohen në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat