Nuhiu: Do ta respektojmë kampionatin deri në fund

Futboll

Nuhiu: Do ta respektojmë kampionatin deri në fund

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:38
Nuhiu: Do ta respektojmë kampionatin deri në fund

Në prag të ndeshjes së 32-të kampionale, FC Drita - KF Drenica, klubi i Dritës ka mbajtur konferencë për media. 

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Drilon Islami folën për përgatitjet e ndeshjes dhe kundërshtarin e radhës (sot, 15.00), duke theksuar se Drita duhet ta bëjë më të mirën që kjo ndeshje të mbyllet në favorin tonë. 

Trajneri, Nuhiu tashmë ka analizuar kundërshtarin, duke e vlerësuar si skuadër që luan futboll të mirë.
"Ata vërtetë luajnë futboll të mirë me pasime të shkurtra, vertikalizime, e të shpejtë në sulm.

Skuadra jonë në ndeshjen e fundit kemi marrë disa dëmtime të futbollistëve ndoshta edhe për shkak të fushës.

Kam besim të plotë se futbollistët tanë do të bëjnë maksimumin, do të bëjnë një ndeshje të mirë nesër ndaj një kundërshtari që mundohet ta posedojë topin dhe ne sigurisht do të mundohemi që ta prishim këtë strategji dhe ta kemi posedimin, të ndërtojmë dhe të dalim ta fitojmë ndeshjen", theksoi Nuhiu.

Nuhiu tha se në planet e tij janë që në ndeshjet e mbetura t'u krijohet hapësirë futbollistëve që patën më pak minuta inkuadrimi, duke theksuar se FC Drita do të respektojë në maksimum kampionatin.

"Futbollistët do të kenë minuta që të kenë mundësi të shprehen e t'i tregojnë aftësitë e tyre. Por, duhet të kemi kujdes dhe futbollistët e tjerë t'i mbajmë në formë, sepse na pret një ndeshje që i gjithë fokusi ynë është në finalen e Kupës.

Ndonëse, DRITA ka siguruar daljen në Evropë, duam ta kthejmë atë trofe në qytetin e Gjilanit, sepse do të ishte edhe më e bukur qe ne ta fitonim atë", përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat