Roamel shpallet kampion i Sunday League Albania 3

Futboll

Roamel shpallet kampion i Sunday League Albania 3

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:09
Roamel shpallet kampion i Sunday League Albania 3

Roamel është shpallur ekipi kampion i kampionatit  “FSHF Sunday League Albania” për sezonin 2021-2022, pasi mposhti në finale skuadrën e Dajtit me rezultatin 3-2 me penallti. Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën e Roamel që ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, duke u kurorëzuar kështu si kampionë të këtij viti.

Finalja u zhvillua mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Selman Stërmasi”, një ndeshje mjaft emocionuese dhe e luftuar nga të dyja ekipet.

Koha e rregullt u mbyll me barazimin e bardhë 0-0, ku pavarësisht rasteve të krijuara nga skuadrat iu drejtuan penalltive, e ku në fund triumfuan në fund djemtë e Roamel, të cilët u treguan më të saktë në goditjet e 11-metërshave.

Pas përfundimit të ndeshjes, ekipit të Roamel iu dorëzua edhe trofeu i kampionit nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Ky ishte edicioni i tretë i FSHF Sunday League Albania, që prej dy vitesh organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë edicion kishte një pjesëmarrje shumë të madhe edhe për këtë vit futbollistik, me 35 skuadra garuese dhe 900 lojtarë të regjistruar.

Kampionati ishte i ndarë në dy grupe, A dhe B, ku në grupin A garonin 18 ekipe dhe në grupin B, 17 ekipe.

Federata Shqiptare e Futbollit  ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetje e madhe për të gjithë të apasionuarit e futbollit amator në vend, të cilët i kushtojnë kohën e tyre të lirë këtij sporti që bën bashkë njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat