Kukeli i tregon të gjitha për Shqipërinë: Adrenalina dhe çudia e Beogradit, kur fliste...

Futboll

Kukeli i tregon të gjitha për Shqipërinë: Adrenalina dhe çudia e Beogradit, kur fliste...

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:36
Kukeli i tregon të gjitha për Shqipërinë: Adrenalina dhe çudia e Beogradit, kur fliste

Burim Kukeli! Mesfushori shembullor që fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve. Në këto kohë është kaq shumë e vështirë që të gjesh thjeshtësinë. Lojtari në fjalë ishte pikërisht elementi i tillë.

Asnjëherë nuk ia kushtonte kohën flokëve apo gjërave të parëndësishme jashtë fushës, por vetëm fanellës së Kombëtares. Pikërisht kjo thjeshtësi bëri që tifozët të dashuroheshin me Kukelin.

Në një intervistë për “Sport Magazine” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Kukeli i ka treguar të gjitha. Që nga ardhja e parë te Kombëtarja, te ndeshja e Beogradit dhe në fund përmendet suksesi i Shqipërisë në Euro 2016. Si u arrit dhe kush i kishte meritat?

“Më njohin akoma në Tiranë (qesh), kam shumë miq në Shqipëri. Po bëj kursin e trajnerit në Shqipëri për UEFA PRO dhe kthehem sërish në Zvicër, ku jetoj dhe punoj. Lënia e futbollit? Vjen gjithmonë momenti për t’i lënë vendin tjetrit, unë kështu e kam menduar. Dikush tjetër duhet të bëjë detyrën time.

Si erdha te Kombëtarja? Unë luaja me Jahmir Hykën te Luzerna. De Biazi erdhi në stadium për të parë Hykën, mua nuk më njihte. Në atë ndeshje unë luajta titullar dhe i pëlqeva shumë trajnerit. Biseduam menjëherë pas ndeshjes dhe pas dy muajsh më thërret menjëherë në telefon nëse mund të vija te Shqipëria. I thashë: “Po, me shumë krenari”.

Ndeshja e Beogradit? Ka qenë skandal i madh, ne lojtarët bashkë me stafin e FSHF kemi qenë 60 persona të gjithë, ishim në dorën e serbëve. Ka qenë adrenalinë e madhe. Në fillim atmosfera dukej e frikshme, por pastaj u adaptuam shumë lehtë, çuditërisht. Kur i shikoj ndonjëherë pamjet në Youtube dhe përsëritje, nuk e besoj dot se në çfarë rreziku kemi qenë dhe sa e lehtë e kemi marrë kur ishim aty në fushë, pasi u adapotuam lehtë edhe me atë atmosferë.

Shqipëria në Europian? Është treguesi më i mirë se ku mund të arrish nëse je grup i bashkuar. Ne nuk kishim asnjë yll në skuadër dhe sa larg që arritëm. Merita kujt i takon për atë kualifikim? I takon FSHF në fillim që zgjodhi De Biazin, nuk i besoi pak, por i besoi 5 vite. Merita i takon De Biazit padyshim, njeriu kryesor që na dërgoi aq larg.

Nuk po mburr FSHF, përkundrazi, nuk kam arsye. Madje unë kam qenë tre vite që luaja standart te ekipi im dhe jam thërritur me vonesë.

Por nuk zgjedh të bëjë polemika dhe duhet të them se te FSHF më kanë respektuar dhe u jam shumë mirënjohës. Sa i përket De Biazit, e para e punës duhet të them se ishte trajner që u mundua kulturën tonë ta ndërthurte me disiplinë.

Ka pasur edhe shumë personalitet: “Kur fliste De Biazi, të gjithë e shihnim në sy”. Fliste dhe dinte se çfarë nxirrte nga goja. Gjithashtu kishte edhe zemër të madhe, falte lojtarët për ndonjë sjellje të gabuar”, tha Burim Kukeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat