Chelsea planifikon t’i rihapë bisedimet me Dembelen

Futboll

Chelsea planifikon t’i rihapë bisedimet me Dembelen

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:41
Chelsea planifikon t’i rihapë bisedimet me Dembelen

Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me Ousmane Dembelen këtë verë dhe planifikon t’i rihapë bisedimet me francezin.

Siç bën të ditur “90min”, pronarët e rinj të mundshëm të Chelseat mbeten të etur për të nënshkruar me Dembelen nga Barcelona këtë verë dhe planifikojnë të rihapin bisedimet me francezin nëse ai është ende i disponueshëm pasi të përfundojë blerja e klubit.

“Blutë” ishin duke udhëhequr garën për të nënshkruar me sulmuesin francez në një transferim të lirë këtë verë pasi kontrata e tij në “Camp Nou” i skadon, por sanksionet e vendosura ndaj Roman Abramoviqit i kanë ndaluar ata të negociojnë ndonjë transferim.

Chelsea, ashtu si edhe PSG-ja bënë oferta në janar për ta nënshkruar atë, por një marrëveshje nuk ishte e afërt, pasi lojtari vendosi të priste deri në fund të sezonit.

Shumë klube të mëdha janë të interesuar për 25-vjeçarin, teksa mbetet të shihet e ardhmja e tij në fund të sezonit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat