Mbappe mund t’i zgjedhë vetë trajnerët dhe lojtarët

Futboll

Mbappe mund t’i zgjedhë vetë trajnerët dhe lojtarët

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:46
Mbappe mund t’i zgjedhë vetë trajnerët dhe lojtarët

Paris Saint-Germaini është duke u munduar në të gjitha format e mundshme që ta bindë Kylian Mbappen të mbetet në “Parkun e Princave”.

E ideja e fundit e parisienëve është vërtet e çmendur.

Sipas mediave të huaja, kampioni i ri i Francës ia ka ofruar ish-futbollistit të Monacos një kontroll total në operacionet sportive.

Më saktësisht, kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta t’i emërojë dhe t’i shkarkojë trajnerët, por edhe të vendos se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty.

Francezi është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madridit.

Atij do t’i skadojë kontrata me parisienët në muajin e ardhshëm, por klubi i pasur po mundohet ta bindë atë që at vazhdojë kontratën duke i bërë oferta të pabesueshme joshëse.

Pra, nëse e ndërron mendjen, Mbappe mund ta ketë komplet nën kontroll ekipin parisien, raporton “elchiringuitotv”.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi definitiv i lojtarit.

Ndërkohë, spekulohet se përfaqësuesi francez ka arritur marrëveshje me madrilenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat