Policë të plagosur dhe dhjetëra ultras të shoqëruar, finalja e vështirë e autoriteve ligjzbatuese

Futboll

Policë të plagosur dhe dhjetëra ultras të shoqëruar, finalja e vështirë e autoriteve ligjzbatuese

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:46
Policë të plagosur dhe dhjetëra ultras të shoqëruar, finalja e vështirë e autoriteve ligjzbatuese

Pasditen e 24 majit e sidomos gjatë orëve të mbrëmjes autoritetet ligjzbatuese në vend kaluan një sprovë të vërtetë për shkak të përplasjeve me tifozët e Feyenoordit dhe Romës, të mbërritur me mijëra në Tiranë për finalen e Conference League-s.

Janë me dhjetëra policë të plagosur, disa ultras të lënduar dhe një shqiptar që përfundoi në spital pas një sherri banal në zonën e 9-katësheve me tifozë tifozë holandezë, mbi 60 fansa të të dyja skuadrave të shoqëruar në komisariate, shumë prej të cilëve gati për t’u dëbuar nga vendi dhe një automjet i policisë i shkatërruar.

Incidente të tilla janë të pritshme në prag të një finaleje europiane futbolli, sidomos kur përplasen skuadra me përvoja jo fort për t’u lavdëruar sa i përket sjelljes së tifozëve. Gjithsesi, duhet pranuar se sprova e parë e autoriteteve shqiptare kaloi me sukses.

Mund të jetë edhe më e vështirë dita e sotme për autoritet vendëse, pasi pritet të mbërrijnë edhe më shumë tifozë të të dyja skuadrave e shumë prej tyre pa qenë të pajisur me bileta.

Përtej këtyre incidenteve, Tirana po përjeton ditë festive, si kurrë më parë, duke përçuar imazhin e një kryeqendre europiane të futbollit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat