Napoli kryen goditjen e parë, blen përfundimisht lojtarin nga Anglia!

Futboll

Napoli kryen goditjen e parë, blen përfundimisht lojtarin nga Anglia!

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:33
Napoli kryen goditjen e parë, blen përfundimisht lojtarin nga Anglia!

“I dashur Frank, çfarë kënaqësie që të kemi përsëri me ne” Ky është postimi në Twitter me të cilin Aurelio De Laurentiis zyrtarizoi blerjen e Frank Anguissa nga Fulham. Presidenti i klubit te Napolit ka paraprirë për pak minuta komunikatën zyrtare, me të cilën klubi njoftoi tifozët dhe shtypin mbylljen e operacionit te merkatos.

Ky është shënimi zyrtar i klubit napolitan: “Presidenti Aurelio De Laurentiis ka kënaqësinë të njoftojë se SSC Napoli ka blere plotësisht paraqitjet sportive të Frank Anguissa nga Fulham”.

Futbollisti kamerunas kishte mbërritur si një objekt misterioz gushtin e kaluar, në orët e fundit të merkatos, por u bë strumbullar i mesfushës së Luciano Spallettit dhe për këtë skuadra napoletane plotësoi kërkesën e trajnerit të tij për sezonin e ardhshëm.

Anguissa është bërë i preferuari i tifozëve dhe titullar i mesfushes napolitane: kur u largua për në Kupën e Afrikës, mungesa e tij u ndje si ajo e Koulibaly dhe për këtë arsye Napoli vendosi ta bleje plotesisht.

Cilat janë shifrat për shpërblimin e Anguissa-s? Nuk ka shifra zyrtare por për të mbyllur marrëveshjen me klubin anglez për mesfushorin kamerunian, Napoli do të kishte derdhur një shumë afër 15 milionë eurove.

Fulham nuk donte të dorëzohej para skontos së kërkuar nga presidenti De Laurentiis, i cili kishte ofruar 12 milionë euro dhe kërkuan shumën e rënë dakord me rastin e huazimit.

Për Frank Zambo Anguissa, Napoli do të kishte vendosur një kontratë në tavolinë deri në vitin 2025: klasi i 1995 është siguria e parë e mesfushës blu vitin e ardhshëm, tani të gjitha lëvizjet e tjera të kompanisë pritet të kuptojnë se çfarë lloj skuadre do te ndertohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat