Lojtari 'tradhton' Kosovën, selektori: Unë qeshem me këtë

Futboll

Lojtari 'tradhton' Kosovën, selektori: Unë qeshem me këtë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:46
Lojtari

Alain Giresse e komenton vendimin e Kurtulusit për t’ia kthyer shpinën Kosovës dhe për ta përqafuar Suedinë

Selektori i Kosovës, Alain Giresse e ka komentuar vendimin e futbollistit Edvin Kurtulus, i cili ia ktheu shpinën Kosovës për ta përqafuar Kombëtaren e Suedisë. Në një formë vlerësohet edhe si "tradhti".

Trajneri francez e pranon se ndihet i zhgënjyer, por shton se nuk ka mundur të bënte më shumë në këtë drejtim veçse ta ftonte futbollistin, i cili deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp.

“Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar.

Rregullorja e FIFA-s është që një lojtar mund të bllokohet nëse e zhvillon një ndeshje me Kombëtaren. Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë”, përfundoi trajneri i Kombëtares.

Kurtulus nuk i është përgjigjur ftesës së Giresse, ndërsa i ka nisur proceduar e ndërrimit të Kombëtares, duke iu bashkuar në të ardhmen Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat