Klubi9 futbollit Fushë Kosova, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, ka bërë ndryshime dhe tani do të ketë aksionarët të rinj në klub.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit.
“Në Kuvendin e jashtëzakonshëm me 18 vota pro dhe 2 abstenime u miratua kalimi i statutit nga OJQ në shoqëri aksionare (sh.a)”, njofton KF Fushë Kosova.
Aksionarët e rinj të klubit janë:
1. Bashkim Ismajli
2. Samedin Grajqevci
3. Liridon Obertinca
4. Shefqet Baca
5. Kujtim Arifi
6. Milazim Berisha
7. Rines Gjyrevci
8. Nysret Rexhepi
9. Dardan Abazi