Romano: Liverpooli arrin marrëveshje me Benfican për Nunez

Futboll

Romano: Liverpooli arrin marrëveshje me Benfican për Nunez

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:53
Darwin Nunez

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti anglez Liverpool është shumë pranë transferimit të yllit të Benficas, Darwin Nunez, pasi që tashmë të dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Takimi i ri u zhvillua sot në Portugali, ku Liverpooli dhe Benfica kanë rënë dakord për shifrën e garantuar prej 80 milionë eurove, plus 20 milionë të tjera në formë bonusesh për Nunez.

Klubet tani po përgatisin kontratat për të nënshkruar marrëveshjen në orët, eventualisht, ditët e ardhshme, pasi gjithçka të përfundojë.

Liverpooli tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Darwin Núñez dhe agjentin e tij, ku tani është vetëm duke pritur për të nënshkruar pasi të përfundojë gjithçka me Benfican.

Dokumentet do të jenë gati së shpejti për të nënshkruar marrëveshjen dhe më pas ta shpallin sulmuesin si lojtar të ri të Liverpoolit, pasi ai momentalisht është në detyrë me kombëtaren e Uruguait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat