Piloti i Ferrarit humbet kontaktin me Verstappenin

Futboll

Piloti i Ferrarit humbet kontaktin me Verstappenin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:58
Piloti i Ferrarit humbet kontaktin me Verstappenin

Në garën e kaluar të Azerbaixhanit, Charles Leclerc u detyrua të tërhiqej para kohe për shkak të problemeve në motorin e njëvendëshes së tij. Problem i cili do të pasqyrohet edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë ditën e diel duke qenë se në makinën Ferrari të monegaskut do të ketë ndërhyrje në njësin e Poëer Unit dhe sipas rregullores, Leclerc duhet të niset me një penalitet prej 10 vendesh.

Pra, edhe nëse 24-vjeçari ia del të fitojë Pole Position të shtunën, atëherë ai do të nisej vetëm nga vendi i 11-të duke humbur kështu edhe kontaktin me rivalin Max Verstappen që në provat e lira tregoi një formë të mirë duke regjistruar kohën më të shpejtë.

Nga ana tjetër, në provat e lira, u pa një Mercedes në vështirësi dhe u duk sikur puna e javëve të fundit nuk u konkretizua në shpejtësi. Pas provave, Leëis Hamilton ishte tejet i nervozuar duke theksuar se makina ishte e papilotueshme.

“Duket sikur çfarë do që t’i bëjmë makinës nuk do të funksionojë, nuk e di për Russell, por për mua ishte katastrofë. Duket sikur makina po përkeqësohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë, por nuk jam shumë optimist.

Këtë makinë kemi këtë sezon dhe na mbetet vetëm të punojmë për të përmirësuar makinën e sezonit të ardhshëm”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat