Media kroate çuditet me Granit Xhakën, rrezikon dënim të madh

Futboll

Media kroate çuditet me Granit Xhakën, rrezikon dënim të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:17
Media kroate çuditet me Granit Xhakën, rrezikon dënim të madh

Në ditën e sotme shumë media brenda dhe jashtë kanë shkruar për rastin e Granit Xhakës, i cili po hetohet për një karton të verdhë me 18 dhjetor të vitit 2021. 

Media kroate “Veçernjlist” çuditet me futbollistin nga Kosova, Granit Xhakën, kapiten i Arsenalit. 

“Kapiteni i Arsenalit dhe ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës, Granit Xhaka është nën hetim zyrtar për trukime ndeshjesh, ka konfirmuar Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Xhaka është nën hetim për një ndeshje të xhiros së 18-të të Premier Leagues angleze në të cilën u takuan Arsenali dhe Leeds. Gjegjësisht, në atë ndeshje në minutën e 86-të, me rezultatin 4:1 për Arsenalin, zvicerani hezitoi në mënyrë jo karakteristike gjatë goditjes së lirë. 

Gjatë ndeshjes është regjistruar (në bast) një pagesë prej 65 mijë funtesh që Xhaka do të marrë një karton të verdhë dhe bastevënësja ka fituar 250 mijë funte.

Rasti më i fundit i një natyre të ngjashme, në të cilin lojtari u ndëshkua përfundimisht, është ai i Bradley Wood i Lincoln City, i cili u  dënua për gjashtë vjet për mos të luajtur futboll për shkak të një situate shumë të ngjashme dhe një kartoni të verdhë të qëllimshëm.

Duke qenë se ky rast është më i madh, Xhaka me gjasë do të përballet me një dënim edhe më të madh në rast fajësie”, shkruan mes të tjera media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat