Atletico në garë për sulmuesin e kombëtares italiane

Futboll

Atletico në garë për sulmuesin e kombëtares italiane

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:01
Atletico në garë për sulmuesin e kombëtares italiane

Merkato po konfirmon se për sulmuesin Gianluca Scamaça ka një interes të lartë nga klubet më të rëndësishme europiane si PSG, Milan apo tashmë edhe Atletico Madrid.

Minutat e dhuruara në kombëtare duket se i kanë bërë një reklamë të shkëlqyer lojtarit të Sassuolos i cili ka fituar admirimin e trajnerit Diego Simeone.

Teknikut argjentinas kërkon pikërisht një sulmues të fortë në majën e sulmit të Los Colchoneros dhe italiani falë 195 centimetrav që zotëron ia mundëson diçka të tillë, teksa 23-vjeçari dallon në cilësitë e tij për të mbrojtur topin apo edhe për të sulmuar hapësirat në zonën e kundërshtarëve.

Megjithatë, Atletico fillimisht duhet të akomodojë Alvaro Moratën i cili pasi u rikthye në Spanjë nga Juventus, është në kërkim të një tjetër aventure. Gjithsesi, sulmuesi rrezikon të mbetet edhe pjesë e Atleticos, e në rast se një skenar i tillë bëhet realitet atëherë Scamaça për Simeonen do të mbetej thjesht një ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat