Chelsea avancon në negociatat me De Ligt dhe Skriniar

Futboll

Chelsea avancon në negociatat me De Ligt dhe Skriniar

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:08
De Ligt

Chelsea janë të vendosur që të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

‘Blutë’ e Londrës janë duke punuar në dy drejtime të ndryshme aktualisht, dhe të dyja lidhen me qendrën e mbrojtjes.

Chelsea synon Matthijs de Ligt të Juventus dhe Milan Skriniar të Inter.

Për emrin e dytë, Chelsea do të kenë në konkurrencë edhe skuadrën e PSG.

Mbrojtësi i Juves në anën tjetër ka dështuar të gjejë marrëveshje rinovimi me skuadrën ‘Biankoneri’ dhe mund të jetë i hapur për lëvizje.

De Ligt ka një klauzolë liruese prej 120 milionë eurove në kontratën e tij, kështu që Juve kërkon së paku 100 milionë.

Chelsea kanë ofruar 40 milionë euro + Werner ose Pulisic, por Juve ka refuzuar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë alternativat tjera të Chelsea për të paguar dy dëshirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat