Bulliqi: Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli

Futboll

Bulliqi: Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:31
Bulliqi: Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli

Portieri Butrint Bulliqi është anëtar më i ri i FC Prishtinës.

Bulliqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës.

Butrinti është 19-vjeçar dhe vjen si përforcim nga skuadra e Flamurtarit.

Shtatlarti është zhvilluar si lojtar te Kosova e Prishtinës derisa më pas ka luajtur edhe me 2 Korrikun (grupmoshat e reja).

“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19.

Ai shprehet i entuziazmuar që arriti të bëhet pjesë e Prishtinës.

"Jam djalë i kryeqytetit dhe pjesë e Prishtinës jam që në vegjëli, por tani i'u bashkova ekipit edhe në fushën e blertë. Prishtina është klub i madh dhe të gjithë e dinë se është ndër klubet me histori të veçantë edhe në Ballkan. Ndjenja është e papërshkruar të jem pjesë e Prishtinës.

Synimet me Prishtinën janë titulli kampion. Ky do të jetë vit i kthesës së madhe për klubin tim të zemrës.

Me angazhim dhe punë, besoj se do të arrijë të fitoj vend në përbërjen bazë.

Prishtinës dhe “Plisave” ju premtoj maksimumin. Ngjyrat “bardhekaltër” të motivojnë vetvetiu. Dua t'i citoj vargjet e “Plisave”: Lufta jonë kurrë nuk ndalet", thotë Bulliqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat