Miliçkoviq befason me një emër që përmend në Kosovë

Futboll

Miliçkoviq befason me një emër që përmend në Kosovë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:18
Ballkani

Ballkani do të debutojë këtë javë në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës do ta nisë këtë eksperiencë të re nesër mbrëma në duel me Zalgirisin, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Champions League.

Klubi lituanez nuk ka njohuri për kundërshtarin e së martës mbrëma.

Por, informata klubit të tij për ekipin Portokalli i ka dhënë Marko Miliçkoviq, i cili kishte luajtur në Kosovë në sezonin 2020/21 me fanellën e Feronikelit.

23 vjeçari kishte luajtur disa herë kundër ekipit therandas, ndërsa i kishte realizuar 5 gola në 26 ndeshje në futbollin kosovar.

Futbollisti malazez thotë se Zalgirisi duhet ta respektojë kundërshtarin, në një vend ku futbolli është mjaft i dashur për publikun.

“Klubi më i famshëm në Kosovë është Prishtina, e cila ka luajtur edhe në ligën elitare të ish-Jugosllavisë.

Stadiumi në Prishtinë e mban emrin 'Fadil Vokrri', për nder të lojtarit të tyre më të mirë të të gjitha kohëve. Por, sezonin e fundit ishte Ballkani ai që e meritoi titullin e kampionit dhe e fitoi të drejtën e debutimit në Evropë”, ka thënë Miliçkoviq për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Liga e Kosovës shfaq lojë ndryshe nga ajo e Lituanisë, loja është më shumë luftarake dhe me vrapime. Mirëpo, në këtë vend tifozët janë vërtet të pasionuar, ata e duan shumë futbollin”, vazhdoi mesfushori malazez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat