Abazi në ditëlindjen e tij kërkon fitoren e parë më Ballkanin

Futboll

Abazi në ditëlindjen e tij kërkon fitoren e parë më Ballkanin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:08
Abazi

Ballkani sot zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku për herë të parë në histori të klubit do të luaj në Champions League.

Skuadra nga Suhareka në krye me trajnerin Ilir Daja, kanë punuar fortë për këtë ndeshje, derisa drejtuesit e klubin kanë bërë bukur shumë investime për të krijuar një skuadër sa më të mirë që të prezantohet denjësisht në evenimentin më të madh për klube.

Njëri ndër përforcimet më të mëdha të Ballkanit padyshim është edhe Leonit Abazi.

Abazi iu bashkua therandasve nga Prishtina derisa ndeshja e sotme për Leon është e veçantë. Pikërisht sot Leoniti feston ditëlindjen e 28 me shpresë se këtë ditë të madhe për të do ta mbyll me fitore në sfidën ndaj Zalgirisit.

Ballkani e Zalgiris ballafaqohen sot nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat