Nedoviq kundër Llapit: Nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë, çdo fitore është e mirë para revanshit 

Futboll

Nedoviq kundër Llapit: Nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë, çdo fitore është e mirë para revanshit 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:24
Nedoviq

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, është para sprovës së madhe në Podgoricë, kundër Buduçnostit.
Llapjanët janë përgatitur mirë dhe me padurim e presin sfidën e parë.  

“Buduçnosti do të luajë nesër (20:30) ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese për Conferencë League, kundër Llapit nga Kosovës”, shkruan media malazeze “Vijesti.

“Nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë, çdo fitore është e mirë para revanshit. Buduçnosti do të mundohet të shfrytëzojë të gjitha avantazhet ndaj Llapit nga Kosova dhe të arrijë fitoren në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese për Conference League, ndonëse asnjë skuadër malazeze, në bazë të rezultateve të deritanishme në Eurokupat, nuk ka të drejtë të sillen me arrogancë”, - ka thënë trajneri i të “kaltërve” Aleksandar Nedoviq.

 “Ne praktikisht jemi të detyruar të ngrihemi nga hiri”, tha Nedoviq.

“Ekipi i tij, megjithatë, është të paktën një favorit i lehtë ndaj Llapit, fituesit të Kupës së Kosovës.

Ndeshja në Podgoricë luhet nesër në ora 20:30, ndeshja e kthimit është më 14 korrik në Prishtinë”, shkruan media malazeze.

“Na intereson vetëm ndeshja e parë, as që mendojmë për ndeshjen e kthimit. Çdo fitore do të ishte një plus para ndeshjes jashtë fushe.

Po llogarisim në faktorin e motivimit dhe dëshirën për të treguar veten përpara, shpresojmë që tribunat të mbushen plotë”, tha Nedoviq, duke theksuar se përvoja e të luajturit ndeshjet evropiane do të jetë një avantazh ndaj kundërshtarit.

“Ne mblodhëm shumë informacione rreth tyre, por ata ndryshuan shumë gjatë verës dhe në tre ndeshjet miqësore që luajtën me skuadra të ndryshme”, tha më tej.

"Rivali ynë luan një futboll pak atipik dhe më duket se ata punojnë shumë më mirë në fushë kur kanë një rezultat të favorshëm sesa kur nuk e kanë. Kjo është arsyeja pse ne do të duhet të jemi të zgjuar gjatë gjithë kohës”, thotë trajneri i Buduçnostit.

Klubi nga Podgorica u turpërua verën e kaluar në skenën evropiane, kundër Helsinkit i Finlandës dhe Torshovn nga Ishujt Faroe

“Sezoni i kaluar është një motiv i madh për ne që këtë herë të tregohemi në më të mirën e mundshme dhe ta presim revanshin me një rezultat të favorshëm”, thotë trajneri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat