Gjilanasit i mbyllin lokalet e tyre dhe e marrin rrugën drejt Prishtinës

Futboll

Gjilanasit i mbyllin lokalet e tyre dhe e marrin rrugën drejt Prishtinës

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:38
Gjilani

Për qytetarët e Gjilanit, futbolli është vetë jeta.

Kur luan ndonjëri prej dy ekipeve gjilanase, tifozët e tyre i lënë të gjitha punët anash dhe shkojnë për ta përcjellë dhe për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Edhe sot, në një ndeshje mjaft të rëndësishme, tifozët do të jenë aty, për t’i përkrahur lojtarët.

Gjilani në fakt do të luajë sot në Conference League ndaj ekipit letonez, Liepaja.

Dhe, tifozët gjilanas e kanë marrë rrugën drejt Prishtinës pasi duan ta ndihmojnë edhe fizikisht ekipin me praninë e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Madje, disa prej tyre i kanë mbyllur edhe lokalet e tyre në Gjilan për t’ia mësyrë kryeqytetit.

“Sot, luan SC Gjilani. Futbolli është dashni pa kushte”, shkruan në letrën e vendosur para derës në njërin prej lokaleve në Gjilan.

Pra, në Gjilan sot po flitet vetëm për futbollin.

Sy e vesh, i madh e i vogël do ta përcjellin sonte ndeshjen, disa në stadium e disa përmes televizorit.

Skuadra e Zekirija Ramadanit është e motivuar për t’i gëzuar tifozët e saj besnikë dhe të flakë me një fitore eventuale ndaj skuadrës letoneze në garat evropiane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat