Disa hajna bën kërdinë në Ibiza, pas grabitjes së Verrattit, piketohen edhe Messi e Nadal

Futboll

Disa hajna bën kërdinë në Ibiza, pas grabitjes së Verrattit, piketohen edhe Messi e Nadal

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:29
Messi

Tronditje e madhe për dy superyjet e sportit Lionel Messi dhe Rafael Nadal, të cilët ishin piketuar si “pre” nga një bandë grabitësish në Ibiza.

Siç konfirmon policia e ishullit Balearik të Ibizës, disa shtëpi janë grabitur në rrugën ku Messi dhe Nadal kanë vilat e tyre të pushimit.
Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, bëhet fjalë për një “grup të organizuar kriminal me prejardhje shqiptare”, siç konfirmon policia në Ibiza. Banda është e lidhur edhe me 15 vjedhje të tjera në vila luksoze në qytetet spanjolle të Alicante, Malaga dhe Murcia.

Të martën, një gazetë lokale në Ibiza publikoi se përveç vilës Verratti-t, shtëpitë e pushimit të superyllit të PSG Lionel Messi dhe legjendës së tenisit Rafael Nadal ishin gjithashtu në listë si objektiva të vjedhjeve të bandës.

Po kështu, shtëpitë e legjendave, Guti, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll Jose Maria Aznar do të sulmoheshin nga kjo bandë.

Sipas raportit të policisë vendase, të gjithë emrat dhe adresat ishin në një fletore, e cila u gjet kur anëtarët e bandës u arrestuan mbrëmjen e së hënës. Në këtë listë ishin edhe 15 vilat që u grabitën vitin e kaluar, pra grupi ishte duke kryer grabitje në vazhdimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat