Deçiq fiton në Tivar, paralajmëron luftën për kreun e tabelës në Kampionatin e ri në Mal të Zi

Futboll

Deçiq fiton në Tivar, paralajmëron luftën për kreun e tabelës në Kampionatin e ri në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 23:04
Deçiq

Skuadra nga Tuzi shënoi golin e vetëm në fund të pjesës së parë dhe mori tre pikët në hapje të kampionatit malazez.

Deçiqi nga Tuzi, ka ambicie për titullin e kampionit, sonte ka shënuar fitore në Tivar me rezultat 1:0 ndaj Mornarit.

Golin e vetëm e shënoi Stefan Denkoviq në fund të pjesës së parë. Në minutën e 41-të, Fatos Beqiraj bëri një pasim të shkëlqyer nga krahu i djathtë, ndërsa Denkoviç goditi pa problem nga pesë-gjashtë metra, duke plasuar topin në rrjetë, 0:1. 

Në javën e ardhshme, Deçiqi në Tuz ndeshet me Iskrën e  Danillovgradit.

Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, padyshim se ka arsye të jetë i lumtur për fitore në hapje të edicionit të ri, një trepikësh nuk matet as me ari.

Jezero kryeson me tre pikë, pasojnë OFK Petrovac 3, Deçiqi 3 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat