Zaharievski: Ibraimi tregoi se kush është rekordmeni 

Futboll

Zaharievski: Ibraimi tregoi se kush është rekordmeni 

Nga: K. G. Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:44
Srgjan Zaharievski

Struga Trim Lum e hapi sezonin me fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Pobedës së Prilepit.

Skuadra shqiptare e trajnerit Srgjan Zaharievski, luajti shumë mirë dhe arriti tre pikë në start të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Zaharievski ka thënë për mediumin maqedon “Sportmedia”: 

“Sigurisht që jam i kënaqur, është gjithmonë e vështirë të luash në këto ndeshje të para. Ishim nën presion, të gjithë na shihnin si fitues të sigurt dhe ne duhej ta vërtetonim në fushë. Përgëzime lojtarëve për atë që treguan.

Jam i kënaqur me debutuesit. Çfarë do të thotë Besart Ibrahimi për ekipin tonë? Kështu që ai tregoi menjëherë se kush është rekordmeni në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Me të në sulm do të jetë më e lehtë për ne. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen e të ardhurve të tjerë, si Jusufi që ka shënuar edhe një gol, por jam i kënaqur edhe me paraqitjen e gjithë ekipit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat