E tmerrshme, futbollisti bie në komë pas goditjes...

Futboll

E tmerrshme, futbollisti bie në komë pas goditjes...

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:41
Futbollisti bie në komë

Futbollisti i skuadrës së Moldavisë, Zimbru, holandezi Donnie van Yperen ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Dinamo-Auta.

Futbollisti fatkeq aktualisht ndodhet në komë dhe po lufton për jetën!

Në minutën e 11-të, Iperen u përplas me portierin kundërshtar dhe në të njëjtin moment humbi ndjenjat.

Ai donte të hidhte topin me kokë pas goditjes së lirë të një shoku të skuadrës, por portieri Dalijan Alogo doli jashtë dhe u përplas me të dyja duart për të larguar topin.

Fatkeqësisht ka ndodhur një përplasje dhe Ipereni ka mbetur i shtrirë e i palëvizur në tokë.

Ekipi mjekësor ka dalë me urgjencë në terren, pasi ka dhënë ndihmën e parë, futbollisti është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

"Në këto momente të vështira, të gjitha mendimet tona janë me Donnie van Yperen. Futbollisti holandez është transferuar në një spital në Kishinau. Donnie, je i fortë, ne të gjithë lutemi për ty", njoftoi klubi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat