​“Ndrysho ose shkëpusim kontratën”, United kërcënon Ronaldon

Futboll

​“Ndrysho ose shkëpusim kontratën”, United kërcënon Ronaldon

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:08
Ronaldo

Marrdhënjet ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Manchester United janë në pikën më të keqe të mundshme.

Për disa javë ylli portugez raportohet se është duke kërkuar që të largohet nga klubi dhe si pasojë e mos-gjetjes së një marrëveshje ai raportohet se po bën edhe sjellje jo sportive në stërvitje dhe zhveshtore.

Kjo situatë mësohet se ka irrituar edhe bashkëlojtarët e tij të cilët tani po kërkojnë që ai të largohet pasi po ndikon negativisht në atmosferën brenda klubit.

Ndërkohë, menjëherë pas humbjes së rëndë (4-0) ndaj Brentfordit, “Sky Sport” raporton se klubi i ka thënë Ronaldos që duhet të ndryshojë urgjentisht sjelljen e tij, ose në të kundërtën ai është kërcënuar me shkëputje të menjëhershme të kontratës.

Deri te përfundimi i merkatos kanë mbetur edhe dy javë dhe deri më tani asnjë skuadër e madhe nuk ka shprehur interesim për shërbimet e Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat