Astrologu i famshëm bën paralajmërimin e frikshëm

Futboll

Astrologu i famshëm bën paralajmërimin e frikshëm

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:04
James Rodríguez

E ardhmja e James Rodríguez mbetet e panjohur. Lojtari dëshiron të konkurrojë sërish në elitën e futbollit europian, por mungesa e interesit nga ana e skuadrave do të thotë se për momentin nuk ka mundësi të largohet nga Al-Rayyan.

Në mes të kësaj dileme, një astrolog donte t’i dërgonte një mesazh për të ardhmen e tij. Në një bisedë me median LA10, Daniel Daza, astrolog i famshëm kolumbian që ka parashikuar tashmë fitoren e Gustavo Petros në zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë, donte t’i jepte një paralajmërim James Rodríguez për karrierën e tij futbollistike.

Në thelb, ai paralajmëroi James se nëse nuk bën një ndryshim si personal, ashtu edhe sportiv, do të vuajë pasoja të rënda. “Ai patjetër duhet të bëjë një ndryshim, qoftë vendndodhja apo ekipi. Nëse nuk e bën, do t’i ngulë thikën vetes”, – tha Daniel Daza. Astrologu ka bërë parashikime edhe për futbollistët e tjerë siç është rasti i Neymar.

Për brazilianin, ai paralajmëroi rrezikun e lartë të dëmtimit që ka përpara Kupës së Botës: “Neymar është ‘Shigjetari’, i prirur drejt dëmtimeve. Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat më të prirura për aksidente të zodiakut. Prandaj janë shenjat që duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me çështjet e frakturave, muskujve dhe dëmtimeve”.

Në rastin e James, dihet mirë se ai dëshiron të largohet nga Katari dhe madje ka pasur zëra për një zgjidhje të mundshme të kontratës, edhe pse asgjë nuk është vendosur për momentin. Tregu evropian i transferimeve ka dy javë për t’u mbyllur, kështu që James do të duhet të nxitojë nëse dëshiron të konkurrojë përsëri në nivelin më të lart .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat