Reali urdhëron

Futboll

Reali urdhëron

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 00:05

Marcos Asensio nuk është më në planet e Realit të Madridit. Fantazisti 26-vjeçar spanjoll ka edhe një vit kontratë, por Los Blancos nuk kanë ndërmend t’ia rinovojnë, ndaj duan ta sheshin që këtë verë.

Ofertat në drejtim të Asensios nuk kanë munguar, por vetë spanjolli i ka refuzuar të gjitha, ndoshta me shpresën se mund të përfitojë më shumë, nëse largohet me parametra zero verën e ardhshme.

Megjithatë drejtuesit e Realit kanë urdhëruar trajnerin Ancelotti të mos e aktivizojë asnjë minutë Asension dhe kështu është bërë. Në Superkupën e Europës, por edhe ndeshjen e parë në kampionat, Ancelotti as që nuk i ktheu sytë nga Asensio, si për t’i bërë të qartë këtij të fundit se duhet të pranojë largimin pasi koha e tij te Reali ka mbaruar.

Tani topi kalon në këmbët e Asensios, që duhet të zgjedhë nëse do të kalojë një sezon mes pankinës dhe tribunës, apo do të pranojë shitjen në një tjetër klub, për të luajtur shanset e tij për një vend në Botërorin e Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat