Ballkani po e habit Evropën, hesht kampionin e Maqedonisë së Veriut  

Futboll

Ballkani po e habit Evropën, hesht kampionin e Maqedonisë së Veriut  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 22:32
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, ka treguar lojë të madhe duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League në futboll.

Ballkani me lojë e rezultat mahniti të gjithë, duke e heshtur Shkupin. 

Sfidë mes dy ekipeve shqiptare.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja treguan angazhim të pashoq që rezultoi me fitore në sfidën e parë.

Një Ballkan që po befason një Evropë, kurrë më afër fazës së grupeve.
Ballkani shumë afër historisë, shumë afër fazës së grupeve, gati që të bëhet ekipi i parë i Kosovës që t’i prek majat më të larta.

Ballkani po tregon lojë të madhe në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Shkupjanët avancuan të parët në minutën e 19-të me golin e Sunday Adetunji.

Ky gol e ka motivuar edhe më shumë Ballkanin, duke e barazuar rezultatin në minutën e 23-të. Albion Rrahmani shënoi nga afërsia duke heshtur stadiumin.

Në minutën e 38-të, Ballkani dëmtohet për një penallti pasi që pengohet Rrahmani, por gjyqtari hesht. 

Meriton Korenica në minutën e 67-të shënon gol të bukur për 1:2.

Në minutën e 69-të, Hamidi i Shkupit, godet nga 17 metra por tërthorësja aleat i Ballkanit.    

Në 73-rë Ermal Krasniqi vetëm me portier por goditja e tij ndalet.

Në fund të takimit, Ballkani me fat.

Një fitore që ia hap rrugën drejt fazës së grupeve, ndërsa kryetrajneri i Shkupit Goce Sedlloski del kokulur dhe i befasuar nga kampioni i Kosovës.  

Shkupi – Ballkani 1:2 (1:1)

Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup.

Shikues: 4.000.

Gjyqtar: O. Kristjansson (Islanda).

Shënues: Adetunji (19’) – Rrahmani (23’), Korenica (67’).  

Kartona të verdhë: Senghor, Demiri, Hamidi, Naumovski - 

Shkupi: Naumovski, Brdarovski, Margvelashvili, Senghor, Sheji (Demiri 46’),  Queven (Gorgiev 89’), Hamidi, Alvarez (Danfa 68’), Trapanovski (Adem 46’), Adetunji dhe Cephas.

Ballkani: Ljuljanoviq, Kuç, Jashanica (Sinani 71'), Dellova, Ar. Thaçi, Zyba (Lucas 78'), As. Thaçi (Abazi 90+1’), Gripshi, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani (Berisha 78').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat