Lewandowski shënon golat e parë për Barcelonën dhe për fitoren e parë

Futboll

Lewandowski shënon golat e parë për Barcelonën dhe për fitoren e parë

Nga: K. G. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:51
Lewandowski

Barcelona ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në kampionatin spanjoll. 

Polaku Robert Lewandowski ka shënuar golat e parë për Barcelonën dhe për fitoren e parë.

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj Sociedadit, në takimin e javës së dytë.

E veçantë, Lewandowski për 44 sekonda realizoi për 0:1, pastaj Isak e barazoi rezultatin në minutën e 6-të. 

Dembele shënon në minutën e 66-të, pastaj Lewandkwski në atë të 68-tën dhe Fati vulosi fitoren në 1:4 në minutën e 79-të.

Lewandowski përveç dy golave edhe asistoi në golin e katërt, ndërsa Fati asistoi në golin e dytë dhe të tretë.

Pas javës së dytë Barcelona zë vendin e 5-të me 4 pikë, ka dy me pak se Villareali, Real Madridi, Betis dhe Osasuna, ndërsa Sociedad është në pozitën e 10-të me 3 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat