Manchester City i Guardiolës këtë sezon më në fund ka gjetur bomberin që i kishte munguar. Bëhet fjalë për Erling Haaland, i cili po kalon një formë fantastike.
Norvegjezi ka thyer tabunë e numrave 9 te Guardiola duke rrëzuar skemat e strategut spanjoll, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur me sulmues fals. “Ka një sens të pabesueshëm për të shënuar”, ka deklaruar strategu spanjoll.
STATISTKAT E KËTIJ SEZONI
Haaland dje u bë lojtari më i ri që arrin 25 gola në Champioons League.
Me të rinjve që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje në Champions, Haaland është nga lojtarët me mesataren më të mirë (shënon çdo 61 minuta).
Është lojtari që ka arritur më shpejt të shënojë 10 gola në historinë e Premier League.
Është lojtari i parë në historinë e Manchester City-it që ka shënuar si në debutimin në Premier League, ashtu dhe në Champions.