​Një ofertë e monstruoze nga Arabia arrin në zyret e ligës italiane, zbulohet qëllimi dhe detajet e saj

Futboll

​Një ofertë e monstruoze nga Arabia arrin në zyret e ligës italiane, zbulohet qëllimi dhe detajet e saj

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një ofertë shumë e madhe ka arritur nga Arabia Saudite në Serinë A për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet nga “MF-Milano Finanza”, drejtuesve të ligës italiane i është paraqitur një propozim prej 138 milionë eurosh për një marrëveshje gjashtëvjeçare, deri në sezonin 2028/29, me një përfitim prej 23 milionë neto në sezon (shteti pritës gjithashtu do të paguante shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit), një vlerë praktikisht tre herë më e lartë se vlera 8 milionë euro e kontratës aktuale.

Oferta lidhet me formatin e ri të kompeticionit i cili do të përfshinte një turne me katër ekipe në të gjitha, i ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja.

Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e Serisë A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet me tre ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale. Skuadra fituese ose një nga pjesëmarrësit e tjerë do të shkonte të përballej me klubin fitues të Superkupës së Arabisë Saudite.

Një delegacion i Lega Serie A, i kryesuar nga drejtori gjeneral, Luigi De Siervo, pritet të udhëtojë Riad në ditët në vijim për të negociuar me përfaqësuesit e kësaj oferte të propozuar në përpjekje për të përmirësuar kushtet e kontratës, duke ngritur më tej një ofertë që tashmë është monstruoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat