Rashkaj me mesazh të fortë për futbollistët e Kosovës: Luftoni me zemër

Futboll

Rashkaj me mesazh të fortë për futbollistët e Kosovës: Luftoni me zemër

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:48
Rashkaj me mesazh të fortë për futbollistët e Kosovës: Luftoni me zemër

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e kombëtares sonë pak çaste para fillimit të ndeshjes kundër Irlandës së Veriut.

Me fillim nga ora 18:00, Kosova do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Irlandës së Veriut, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Rashkaj në rrjetin e tij social “Facebook” shkroi se nuk ka rëndësi nëse luan në klube të forta, dhe se lojtarët duhet që të shfaqin pasionin e tyre e të luftojnë me zemër për çdo duel.

“Janë disa gjëra në jetë që duhet mi bo me pasion, nuk ka lidhje sa miliona i ke në konto, nuk ka lidhje se a luan në top klubet, por kur je në atë moment duhet pasioni me u shfaq. Luftimi për çdo duel, për çdo aksion thjesht duhet bërë me zemër. Forcaa Kosova”, shkruante Rashkaj në “Facebook”.

Më poshtë e gjeni statusin e Rashkajt pa ndërhyrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat