Messi apo Haaland? Guardiola tregon dallimin mes dy sulmuesve

Futboll

Messi apo Haaland? Guardiola tregon dallimin mes dy sulmuesve

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:40
Haaland, Guardiola, Messi

Erling Haaland është kthyer një ndër sulmuesit më të mirë në botën e futbollit. Golat e shënuar me Manchester Cityn, në sezonin e parë në Premier League e kanë renditur atë në krye të sulmuesve më efektivë të këtij sezoni.

Sulmuesi norvegjez shënoi hat-trick gjatë fitores 6-3 të Cityt ndaj United në derbin e Mançesterit ditën e djeshme, duke e çuar numrin e golave në 17 në të gjitha garat këtë sezon.

I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes se cili mes Haaland dhe Lionel Messit është më lart, Pep Guardiola vlerësoi kontributin e Haaland, por theksoi se ia ka nevojë për mbështetjen e gjithë skuadrës për të shënuar, ndërsa tha se Messi ishte një nivel mbi të duke pasur parasysh ‘aftësinë’ e tij për t’i bërë të gjitha vetë.

“Dallimi është, ndoshta se Erling ka nevojë për të gjithë shokët e tij për ta bërë këtë. Është e pabesueshme. Messi ka aftësinë për ta bërë këtë i vetëm”, ka deklaruar trajneri City. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat