Interi shtang Barcelonën, Rrahmani me Napolin turpërojnë Ajax-in, Liverpooli i fortë

Futboll

Interi shtang Barcelonën, Rrahmani me Napolin turpërojnë Ajax-in, Liverpooli i fortë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 20:59 Përditësuar në ora: 00:12 më 05.10.2022
Interi

Xavi i indinjuar

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka mbetur tepër i zhgënjyer nga gjyqtari në duelin ndaj Interit, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1:0.

Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku spanjoll deklaroi se skuadrës së tij iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti. Sipas tij, arbitri duhet të japë shpjegime për vendimet e tij, që sipas Ksavit ishin të padrejta:

"Jam i indinjuar me vendimet e arbitrit. Në fillim anulon një gol për prekje me dorë të Ansu Fatit, por golin nuk e shënoi ai. Më pas nuk sinjalizoi asgjë në rastin e Dumfries. Nuk e di, por arbitri duhet të japë shpjegime”, deklaroi tekniku katalan.

"E kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur me 3-4-3, por vuajtëm shumë në pjesën e parë,

Na mungoi rimtin dhe nuk dilnim dot shpejt, u korrigjuam vetëm në 30 minutat e fundit, por kjo nuk mjaftoi, edhe për faj të arbitrit të ndeshjes”,  deklaroi Xavi.

Napoli turpëron Ajax-in, LIverpolli pa problem me Rangers-in

Interi ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 1:0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League në futboll.

Në minutën e 45+2, Hakan Calhanoglu nga rreth 20 metra godet me mjeshtri dhe shënon në këndin e poshtëm të portierit të Barcelonës, ter Stegen.  

Dembele në minutën e 61-të nga një pozitë e vështirë dhe nga afërsia godet fortë por shtylla e djathtë pingule është aleat i Interit. 

Image

Interi - Barcelona

Grupi A

Liverpool – Rangers 2:0 (1:0)
Ajax – Napoli 1:6 (1:3)
Tabela 
1. Napoli    3    3    0    0    13:2    9
2. Liverpool    3    2    0    1    5:5    6
3. Ajax    3    1    0    2    6:8    3
4. Rangers    3    0    0    3    0:9    0

Grupi B
Porto – Bayer 2:0 (0:0)
Club Bruuge - Atletico Madrd 1:0 (1:0)

Tabela
1. Club Brugge KV    3    3    0    0    7:0    9
2. Bayer    3    1    0    2    2:3    3
3. FC Porto        3    1    0    2    3:6    3
4. Atl. Madrid    3    1    0    2    2:5    3

Grupi C
Bayern - Plzen 5:0 (3:0)
Inter – Barcelona 1:0 (1:0)

Tabela
1.Bayern    3    3    0    0    9:0    9
2. Inter    3    2    0    1    3:2    6
3. Barcelona    3    1    0    2    5:4    3
4. Plzen    3    0    0    3    1:12    0

Grupi D
Eintracht - Tottenham 0:0 (0:0)
Marseille - Sporting 4:1 (3:1)

Tabela
1.Sporting CP    3    2    0    1    6:4    6
2. Tottenham    3    1    1    1    2:2    4
3. Eintracht Frankfurt    3    1    1    1    1:3    4
4. Marseille    3    1    0    2    4:4    3

Në minutën e 67-të, portieri i Interit, Onana, nuk reagoi si duhet dhe Pedri realizoi, por anulohet pas shikimit të VAR për faktin se një lojtar i Barcelonës luajti me dorë.

Shqiptari Kristijan Asllani inkuadrohet në lojë në minutën e 85-të, duke shijuar fitoren e madhe të Interit. 

Bayerni kryeson me 9 pikë, pasojnë Interi me 6,  Barcelona 3 dhe Plzen 0 pikë. 

Liverpooli ka arkëtuar tre pikë që peshojnë shumë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Rangers-in.

Image

Liverpooli

Vendasit treguan lojë më të mirë dhe me plot meritë ndalen pikët e plota. 

Golat i realizuan Alexander-Arnold (7'), Salah (52'-nga penalltia). Porto me mund të madh e ka mposhtur me rezultat 2:0 Bayer Leverkusenin.

Në minutën e 45-të, Patric Schick i Bayer Leverkusenit, dështon nga penalltia, duke lëshuar rastin më të mirë.

Image

Porto

Në minutën e 69-të, Porto kaloi në epërsi me golin e futbollistit Zaidu. Galeno në minutën e 87-të vulosi fitoren në 2:0. 

Napoli me lojë e rezultat 6:1 e turpëroi Ajax-in në stadiumin "Johan Cruijff Arena" në Amsterdam. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka luajtur me sukses për Napolin duke u kthyer me pikë të plota njëkohësisht është fitorja e tretë rresht. 

Për Napolin realizuan Raspadori (18' e 47'), Di Lorenzo (33'), Zielinski (45'), Kvaratskhelia (63’), Simeone (81’) dhe për Ajax-in realizoi Kudus (9'). 

Image

Napoli

Duhet theksuar se në minutën e 73-të, Tadiq i Ajax-it, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Napoli kryeson me 9 pikë në Grupin A, pasojnë Liverpooli me 6, Ajax 3 dhe Rangers 0 pikë.  

Club Brugge ka realizuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Atletico Madridit. Golat i realizuan Sowah (36') e Jutgia (62'). 

Image

Club Brugge

Në minutën e 76-të, Atletico pati rastin më të mirë por Antoine Griezmann dështoi nga penalltia.

Napoli po tregon lojë të madhe

(E plotësuar) - 85' Kristijan Asllani futet në radhët e Interit.

84' Barceloan e këkon me ngulm barazimin.

Grupi A
Liverpool - Rangers 2:0
Ajax - Napoli 1:5

Grupi B
Porto - Bayer 1:0

Club Bruuge - Atletico Madrd 2:0 

Grupi C
Bayern - Plzen 5:0 (3:0)
Inter - Barcelona 1:0

Grupi D
Eintracht - Tottenham 0:0
Marseille - Sporting 4:1 (3:1)

81' Napoli nuk përmbahet, Simeone shënon për 1:6.

80' Interi është në presion të Barcelonës.

77' Antoine Griezmann i Atleticos lëshon rastin që të ngushtojë rezultatin.

70' Porto po avancon me golin e futbollistit Zaidu, 

69' Lojë e nxehtë në MIlano.67' Portieri i Interit, Onana nuk reagoi si duhet dhe Pedri realizoi, por anulohet pas shikimit të VAR-it për faktin se një lojtar i Barcelonës luajti me dorë.  

63' Kvaratskhelia me vetëmohim të pashoq, realzon, Ajax - Napoli 1:5. 

62' Atletico Madridi pëson edhe një gol, Jutgla realizon, Club Brugge shton epërsinë në 2:0.

61' Dembele nga një pozitë e vështirë dhe nga afëësia godet fortë por shtylla e djathtë pingele është aleat i Interit. 

60' Inter - Barcelona, lojë me rivalitet.55' Interi vazhdon të ruajë epërsinë 1:0 ndaj Barcelonës.

52' Mohamed Salah i pagabueshëm, realizon nga penalltia për 2:0. 

47' Napoli po shkel çdo gjë para vetes, Giacomo Raspador realizon për 1:4.

46' Barcelona kërkon golin e barazimit.

Përfundojnë pjesët e para.

45+2' Hakan Calhanoglu nga rreth 20 metra godet me mjeshtri dhe shënon në këndin e poshtëm të Barcelonës, 1:0.45+1' Piotr Zielinski shton epërsinë (1:3) e Napolit.

45' Patrick Schick i Bayer Leverkusenit dështon nga penalltia.

41' Amir Rrahmani po luan me sukses për Napolin. 

36' Sowah i Club Brugge shënon, 1:0 kundër Atletico Madridit.

34' Napoli po tregon lojë të madh, Giovanni Di Lorenzo realizon gol! Ajax - Napoli 1:2.

31' Interi - Barcelona, ndeshje e luftuar.

18' Giacomo Raspadori barazon rezultatin (Ajax - Napoli).9' Kudus kalon në epërsi (1:0) Ajax-in ndaj Napolit.

7' Hakan Calhanoglu godet nga rreth 30 metra, mbi portën e Barcelonës. 

7' Trent Alexander-Arnold avancon (1:) kundër Rangers.

4' Lojë e mirë mes Interit dge Barcelonës.

2' Fillojnë ndeshjet.Marseille e ka deklasuar me rezultat 4:1 Sportingun e Lisbonës.

Portieri Adan ka bërë gabim trashanik në minutën e 13-të, godet dhe topi bie në trup të Sanchjez dhe futet në rrjetë, 1:1. 

Për Interin shënuan: Sanchez (13'), Harit (16'), Balerdi (28'), Mbemba (84') dhe për Sportingun Trincao (1'). 

Portieri Adan në minutën e 23-tl, u ndëshkua me karton të kuq.

Sporting kryeson me 6 pikë në grupin D të Champions League, ndërsa Marseille është në fund me 3 sosh.

Bayerni nuk tregon mëshirë për ekipin çek

Bayerni i Munihut ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 5:0 ndaj ekipit çek Plzen. 

Bavarezët regjistruan fitoren e tretë rresht në kuadër të Grupit C të Champions League në futboll.  

Në minutën e 7-tën, Leroy Sane shënon për 1:0. 

Në minutën e 13-të, Serge Gnabry thellon epërsinë në 2:0.

Sadio Mane në minutën 21-të realizon për 3:0.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 50-të, Sane shënon golin e dytë dhe të rezultatit 4:0.

Choupo-Moting në minutën e 59-të vulosi fitoren në 5:0.

Bayerni kryeson me 9 pikë dhe Plazen është në fund me 0 pikë. Plzen deri me tash ka shënuar vetëm një gol e ka pësuar gjithsejt 12. Bayerni ka shënuar nëntë gola e nuk ka pësuar asnjë.

Atletico përballë befasisë

Grupi B dhe D të Ligës së Kampionëve do të luajë ndeshjet e raundit të tretë, ku përballjet interesante nuk mungojnë.

Atletiko e Madridit luan në transfertë përballë surprizës së këtij grupi, Klub Bryzh, që renditet në vendin e parë me pikë të plota në grupin B

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jetë ajo mes Portos dhe Bajer Leverkusenit. Portugezët ende nuk kanë marrë pikë në këtë rrugëtim në Champions, ndërsa gjermanët duan të përsërisin suksesin që arritën me Atletikon.

Në grupin D, Frankfurti pret Totenhemin, me të dyja skuadrat që duan tre pikët.

Ja si rreshtohen Interi dhe Barcelona

Zbulohen formacionet e ndeshjes më të rëndësishme të raundit të tretë në grupet e Chamionsit, Inter-Barcelona.

Simone Inzaghi, trajneri i zikaltërve, ka vendosur të mbajë në stolin e rezervave futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Kristja Asllani, i cili luajti titullar në sfidën e Serinë A kundër Romës, në “San Siro”.

Në rreshtimin 3-5-2, në mesfushë i është dhenë një fanellë titullari Mkhitaryanit, ndërsa në sulm luan dyshja Martinez-Correa.

Në krahun tjetër, Xavi e nis me “tredhëmbëshin” Dembele-Lewandowski-Raphinha.

Në mesfushë, Xavi i beson përvojës së Busquets pranë dyshës Pedri-Gavi, ndërsa mbrojtja është riformatuar thuajse nga e para për shkak dëmtimesh: Alonso-Garcia-Cristensen-Sergi Roberto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat