Armando Broja përballë Milanit

Futboll

Armando Broja përballë Milanit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 14:58
Armando Broja përballë Milanit

Armando Broja përballë Milanit, në fushë zbret edhe Juventusi e Real Madridi. Ja sfidat e mbrëmjes së sotme!

Sonte, Champions-i do të zhvillojë 8 ndeshje të tjera të fazës së grupeve, të cilat premtojnë spektakël dhe surpriza.

Në orën 18:45, do të luhen takimet Lajpcig-Sëlltik dhe Salcburg-Dinamo Zagreb.

Në orën 21:00, vëmendja totale do të jetë te Çelsi i Armando Brojës të cilët do të sfidojnë shtatë herë fituesit e Ligës së Kampioneve, Milanin, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” izraelitët e Makabi Haifës, ndërsa Reali i Madridit do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndaj Shaktar Donjetsk.

Ndeshjet e tjera janë: Benfika-PSG, Mançester Siti-Kopenhagen, Sevilja-Dortmund.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat