Mehmeti i Shqipërisë përzgjidhet për lojtarin e muajit në Angli

Futboll

Mehmeti i Shqipërisë përzgjidhet për lojtarin e muajit në Angli

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 17:55
Mehmeti i Shqipërisë përzgjidhet për lojtarin e muajit në Angli

Anis Mehmeti është duke kaluar një formë fantastike në Angli.

Lojtari i Wycombe është protagonist në League One, teksa ka realizuar pesë gola në këtë nisje të kampionatit.

Ndërkohë ky futbollist është përzgjedhur mes më të mirëve për lojtarin e muajit shtator në League One.

Megjithatë Mehmeti mbetet ende në pritje të një ftese nga Kombëtarja A, pasi është grumbulluar vetëm nga Alban Bushi te Shpresat e U-21.

Ajo që duhet theksuar është fakti se pavarësisht se bëhet fjalë për nivelin e tretë të futbollit anglez, ky kampionat është më tepër konkurrues sesa nivelet e dyta të shumë kampionateve të tjera në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat