Manchester Utd triumfon në Nikosia

Futboll

Manchester Utd triumfon në Nikosia

Nga: K. G. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:53
Manchester Utd triumfon në Nikosia

Manchestrer Utd nuk ka lejuar që të befasohet në NIkosia, duke shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Omonia-s së Qipros. 

Vendasit kaluan në epërsi por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv. 

Në minutën e 34-të, Ansarifard realizoi për 1:0, por kjo nuk e dekoncentrojë ekipin e Manchester Utd.

Rashford në minutën e 53-të dhe Martial në atë të 63-tën, shënuan për 1:2. 

Rashford u inkuadrua në minutën e 46-të.

Rashford në minutën e 84-rë shënon për 1:3 dhe Panagiotou (85’) ngushton humbjen në 2:3. Cristiano Ronaldo u paraqit standard. 

Në Grupin E të Europa League, Manchester Utd renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe Omonia në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat