Komisioni i Disiplinor i FFK-së dënon drejtorin sportiv të Dritës

Futboll

Komisioni i Disiplinor i FFK-së dënon drejtorin sportiv të Dritës

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:07
Komisioni i Disiplinor i FFK-së dënon drejtorin sportiv të Dritës

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, është dënuar nga Komisioni i Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo pas sjelljes së Zymberit në raport me gjyqtarët.

"Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84.

Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë:

”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”.

Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla.

Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Recedivist)", ka njoftuar FFK..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat