​Roma-Napoli, dy skuadrat në top formë përballen sonte në “Olimpico”

Futboll

​Roma-Napoli, dy skuadrat në top formë përballen sonte në “Olimpico”

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:50
Jose Mourinho

Lideri i tabelës në Serie-A, Napoli do ta ketë sonte një test serioz për t’u dëshmuar si skuadër pretendente për titull pasi do të ballafaqohet me Romën.

Skuadra romake, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho është duke kaluar nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve, me vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit, derisa Napoli ka pesë fitore në pesë sfidat e fundi.

Katër pikë është dallimin i pikëve mes këtyre dy skuadrave, me Romën që pozicionohet në vendin e katërt dhe me një fitore eventuale do të ngjitej në vendin e tretë.

Napoli do të paraqitet pa qendërmbrojtësin kosovar Amir Rrahmani i cili po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Roma: Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Pellegrini, Zaniolo; Abraham

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Jesus, Olivera; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat