Test i vështirë për Liverpoolin ndeshja kundër Napolit, ja formacionet zyrtare

Futboll

Test i vështirë për Liverpoolin ndeshja kundër Napolit, ja formacionet zyrtare

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:47

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Liverpoolit dhe Napolit, ku të dy skuadrat do të luftojnë për pozitën e parë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Liverpooli e mposhti Ajaxin si mysafirë me rezultat bindës 3:0, ku me rezultat të njëjtë fitoi edhe Napoli kundër skuadrës së Rangers.

Të dy skuadrat do të luftojnë sot për pozitën e liderit në Grupin A, ku Napoli zë vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, krahas Liverpoolit që renditet i dyti me 12 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Napoli shkatërroi Liverpoolin me rezultat 4:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat pritet të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Arthur, Diaz, Diogo Jota, Keita dhe Matip, kurse te Napoli do të mungojë ylli shqiptar, Amir Rrahmani.

Tanimë, sikurse Klopp ashtu edhe Spalletti kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Tsimikas, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Fabinho, Milner, Thiago, Jones; Salah, Firmino

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Olivera, Politano; Zambo Anguissa, Lobotka, Ndombele; Osimhen, Kvaratskhelia, Ostigard

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat