Nuk fshihet: Edhe po fitova Botërorin, do të mbahem mend për finalen e Europianit

Futboll

Nuk fshihet: Edhe po fitova Botërorin, do të mbahem mend për finalen e Europianit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 14:18
Sauthgejt

Gareth Sauthgejt i është rikthyer dhe njëherë asaj disfate me penallti kundër Italisë në finalen e EURO 2020.

Me anë të një interviste të dhënë për “Repubblica”, trajneri anglez është shprehur se ajo humbje do ta ndjekë atë përgjatë gjithë jetës së tij.

“Është një disfatë që unë do ta mbajë gjithmonë me vete, deri në fund të jetës time.

Për shumë persona unë do të mbetem ai që humbi finalen e Europianit, edhe sikur të fitoj Botërorin e këtij viti.

Probleim ynë ishte që kaluam në avantazh pas dy minutash, në një turne që kishim pësuar vetëm një gol. Më pas ne ndaluam së luajturi dhe një gol nga Bonuçi na përmbysi psikologjinë e ndeshjes”, u shpreh tekniku i “Tre Luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat